• среда, 15 април 2026

Bastisje në Demir Hisar, gjenden armë, privohet nga liria një person

Bastisje në Demir Hisar, gjenden armë, privohet nga liria një person

Manastir, 24 mars 2026 (MIA) - SPB Manastir informon se dje në orën 13:00, nëpunës policorë nga DPB Demir Hisar e kanë privuar nga liria N.D. (33) nga fsh. Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit.

Në të vërtetë, në bazë të urdhrit nga Gjykata Themelore e Manastirit, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse, pronë e D.D. (64) nga fsh. Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit, të cilat i përdor N.D., me ç'rast ishin gjetur dy pushkë gjuetie dhe municion për një pushkë gjuetie.

Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, konfirmuan nga SPB Manastir. sa/

Foto. MIA

Остани поврзан