Bashkimi e befasoi Shkëndijën dhe festoi në Tetovë
- Skuadra e Bashkimit bëri një befasi pasi në ndeshjen e funidt të xhiros së 29-të pasdite e mposhti Shkendijën me 3:2, duke e lënë ekipin e Tetovës katër pikë prapa liderit Vardar. Shkëndija ka 67 pikë, ndërsa Vardari është lider me 71. Bashkimi me fitoren e sotme i dha fund një serie prej katër ndeshjesh pa triumf dhe me 40 pikë është në vendin e gjashtë.
Tetovë, 27 prill 2026 (MIA) - Skuadra e Bashkimit bëri një befasi pasi në ndeshjen e funidt të xhiros së 29-të pasdite e mposhti Shkendijën me 3:2, duke e lënë ekipin e Tetovës katër pikë prapa liderit Vardar. Shkëndija ka 67 pikë, ndërsa Vardari është lider me 71. Bashkimi me fitoren e sotme i dha fund një serie prej katër ndeshjesh pa triumf dhe me 40 pikë është në vendin e gjashtë.
Ndeshja filloi me një gol për Shkëndinë në minutën e 5-të, të shënuar nga Fabris Tamba. Por, mysafirët barazuan shpejt dhe në minutën e 9-të rezultati ishte 1:1 pas një goli nga Emanuel Avornio. Bashkimi kaloi në epërsi në minutën e 35-të pasi Nikel Or shënoi golin e parë nga dy golat e tij, dhe në minutën e 39-të e çoi epërsinë e ekipit të tij në 3:1.
Në pjesën e dytë, Shkëndija e ngushtoi diferencën me një gol të kapitenit Besart Ibraimi në minutën e 65-të. Në fund të ndeshjes, Ibraimi shënoi një tjetër gol, por ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në duelin e parë të luajtur sot, Struga mposhti Sileksin me rezultatin 2:0 dhe konsolidoi pozicionin e saj në vendin e tretë me 62 pikë, përpara Kratovës me 52.
Foto: FFM