Barometri 2025, 50 për qind e biznesmenëve shqiptarë kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbim nga administrata në Shqipëri
- Madje 50 për qind e bizneseve në Shqipëri e konsiderojnë ryshfetin në administratë si një procedurë të zakonshme për të përfunduar një punë të caktuar, që është një rritje prej nëntë për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Tiranë, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Madje 50 për qind e bizneseve në Shqipëri e konsiderojnë ryshfetin në administratë si një procedurë të zakonshme për të përfunduar një punë të caktuar, që është një rritje prej nëntë për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Në raportin më të ri të Barometrit të Ballkanit thuhet se në vitin 2024, 41 për qind e kompanive gjetën zgjidhje të shpejta përmes ryshfetit. Por, ryshfeti që paguajnë bizneset në administratën publike u rrit për 50 për qind në vitin 2025, edhe pse një numër më i madh i shërbimeve dorëzohen përmes internetit.
Vitin e kaluar, një pjesë e bizneseve shqiptare shpreheshin se "nuk pajtohen" me këtë deklaratë, ndërsa në vitin 2025, përqindja e atyre që "nuk pajtohen plotësisht" ose "prirën të mos pajtohen" u zvogëlua, duke treguar se po dobësohet rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit.
Anketa "Barometri" i vitit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga viti 2024 deri në vitin 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që "pajtohen" ose janë "plotësisht dakord" se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41 për qind në vitin 2024, në 47 për qind në vitin 2025.
Bosnja dhe Hercegovina kryeson në rajon me 67 për qind të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 për qind dhe Shqipëria me 50 për qind. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30 për qind. Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s