Banka qendrore ruse kërkon 200 miliardë euro dëmshpërblim nga "Euroklir"
- Banka qendrore e Rusisë ngriti padi kundër shtëpisë kliringe me seli në Bruksel, "Euroklir", duke kërkuar dëmshpërblim prej 18,2 trilionë rublave apo 200 miliardë euro, lajmëruan mediumet belge.
Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Banka qendrore e Rusisë ngriti padi kundër shtëpisë kliringe me seli në Bruksel, "Euroklir", duke kërkuar dëmshpërblim prej 18,2 trilionë rublave apo 200 miliardë euro, lajmëruan mediumet belge.
Në padinë e ngritur para një gjykate në Moskë, Banka e kërkon këtë shumë si kompensim për humbjet e veta financiare të shkaktuara me bllokimin e rreth 185 miluardë rublave të saja të deponuara në "Euroklir", si dhe për të ardhurat e humbura prej tyre në pothuajse katër vitet e kaluara.
Banka që të premten paralajmëroi se do ta padisë "Euroklir" për shkak të "aktiviteteve të dëmshme që e parandalojnë të disponojë lirshëm me mjetet e veta dge letrat me vlerë". Banka qendrore e Rusisë, plotësisht vlerësoi edhe se të gjitha tentimet direkte dhe indirekte të BE-së për përdorim të mjeteve të ngrira ruse janë "tërësisht ilegale" dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse e shkelin "imunitetin sovran të mjeteve shtetërore".
Informatat për padinë e ngritur të Bankës ruse kundër "Euroklir" vijnë në prag të takimit të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) kushtuar të ashtuquajturls kredi për reparacione, që do të mbahet sonte.
Teorikisht, në bazë të vendimit të javës së kaluar për aktivizim të nenit 122 të Marrëveshjes për funksionim të BE-së, që mundëson sjellje të vendimeve me shumicë të kualifikuar, në vend se me konsensus, vendet e tjera anëtare mund ta miratojnë planin për kredinë për preparacione edhe përkundër kundërshtimit të shtatë vendeve anëtare.
Megjithatë, pritet të bëhen tentime që propozimi të miratohet në pajtim me të gjitha apo së paku të numrit më të madh të mundur të vendeve anëtare. ab/
foto: МIА arkivi