Banka popullore i prezantoi projektimet pranverore makroekonomike para korit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare
- Pasojat dhe paqartësia e rritur në ambientin botëror lidhur me konfliktin ushtarak në Lindjen e Afërt kushtëzuan revizion në rënie të matur të projektimeve për rritjen e ekonomisë vendore, kthim më të ngadalshëm të inflacionit drejt mesatares historike dhe pozitës së jashtme gjithnjë e më të pavolitshme, para së gjithash nën ndikimin e komponentit energjetik. Këtë e theksoi guvernatori Trajko Sllaveski gjatë prezantimit të projektimeve më të reja pranverore makroekonomike të Bankës popullore për periudhën 2026 - 2028 para përfaqësuesve të korit diplomatik dhe të institucioneve ndërkombëtare, informojnë nga Banka popullore në kumtesën të cilën MIA e transmeto në mënyrë integrale.
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Pasojat dhe paqartësia e rritur në ambientin botëror lidhur me konfliktin ushtarak në Lindjen e Afërt kushtëzuan revizion në rënie të matur të projektimeve për rritjen e ekonomisë vendore, kthim më të ngadalshëm të inflacionit drejt mesatares historike dhe pozitës së jashtme gjithnjë e më të pavolitshme, para së gjithash nën ndikimin e komponentit energjetik. Këtë e theksoi guvernatori Trajko Sllaveski gjatë prezantimit të projektimeve më të reja pranverore makroekonomike të Bankës popullore për periudhën 2026 - 2028 para përfaqësuesve të korit diplomatik dhe të institucioneve ndërkombëtare, informojnë nga Banka popullore në kumtesën të cilën MIA e transmeto në mënyrë integrale.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të ambasadave të Gjermanisë, Greqisë, Itlaisë, japonisë, Kinës, Kosovës, SHBA-së, Hungarisë, Holandës, Kroacisë dhe Zvicrës, si dhe përfaqësuestë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Fondit monetar ndërkombëtar dhe Bankës popullore. Ngjarja tradicionalisht organizohet pas çdo cikli të projekti9meve makroekonomike të Bankës popullore.
Në prezantim u cek se inflacioni vendor do të shënojë stabilizim të mëtutjeshëm gradual, por më të ngadalshëm, duke i pasur parasysh kushtet e jashtme gjithnjë e më të pavolitshme dhe rritjen e çmimeve botërore të energjensëve dhe ushqimit. Sipas projektimeve më të reja, në vitin 2026, inflacioni mesatar do të jetë 4%, ndërsa më pas do të ngadalësohet duke u reduktuar në 3% në vitin 2027 dhe në 2% në afat të mesëm. Më pas, u cek se Banka popullore vazhdon me udh[heqje të kujdesshme të pëolitikës monetare. Njëherit, Banka popullore edhe në të ardhmen do të jetë e gatshme për reagim adekuat nëse rriten presionet e inflacionit apo presionet në tregun devizor.
Në kuadër ciklit të projektimeve pranverore, rritja e ekonomisë parashikohet të jetë 3.5% për vitin 2026, duke u përshpejtuar në vitin 2027 për të arritur në 3.8% dhe 4% në vitin 2028. Edhe më tej pritet që investimet të jenë nxitësi kryesor i rritjes, i mbështetur nga aktiviteti kreditues. Lidhur me pozicionin e jashtëm, deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të arrijë në 5.7% të PBB-së në vitin 2026, kryesisht për shkak të kostove më të larta të importit të energjisë, ndërsa pritet zvogëlimi gradual i tij në afat të mesëm. Në të njëjtën kohë, priten hyrje të forta në llogarinë financiare, të cilat do të mundësojnë rritje të mëtejshme të rezervave valutore dhe ruajtjen e stabilitetit të monedhës vendase.
U cek edhe se sistemi bankar edhe më tej është stabil, gjatë një aktiviteti solid kreditor dhe depozitar. Në ambientin botëror ende mbisundon paqartësi e madhe dhe rreziqe, për shkak se banka popullore do t'i ndjekë me kujdes lëvizjet dhe do të reagojë në mënyrë adekuate, në pajtim me qëllimin e vet themelor - mirëmbajtjen e stabilitetit çmimor dhe financiar. bab/
Foto: Banka popullore