• среда, 08 јануари 2025

Bajdeni mori pjesë në komemoracionin për viktimat nga sulmi në Nju Orlleans

Bajdeni mori pjesë në komemoracionin për viktimat nga sulmi në Nju Orlleans

Uashington, 7 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhill mbrëmë e vizituan vendin e sulmit në Nju Orlleans, Luiziana, ku mëngjesin e 1 janarit ndërruan jetë 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin plagosur. 

Pasi bëri homazhe për viktimat në rrugën “Burbon”, Xho dhe Xhill Bajden u takuan me familjarët e të vdekurve, të mbijetuarve dhe policëve të plagosur në komemoracionin në katedralen “Shën Luj” në Nju Orlleans. 

Sulmuesi Shamsudin Xhabar, i cili me një kamionçinë kishte hyrë në turmën e njerëzve që festonin, ishte vrarë gjatë të shtënave me policinë. FBI njoftoi se ish ushtari 42-vjeçar Xhabar ishte inspiruar nga organizata xhihadiste “Shteti islamik”, ndërsa Bajdeni e konfirmoi këtë në paraqitjen e tij të së dielës. 

“Kalova 17-18 orë me bashkësinë e inteligjencës nga tragjedia, duke zbuluar se çka saktë ka ndodhur. “Përfunduam pa dyshim se aktin në Nju Orlleans e ka kryer një individ”, tha presidenti. 

Duke folur në shërbimin e mbrëmshëm në Sent Luis, Bajdeni tha se të prekurit nga sulmi në natën e Vitit të Ri “nuk janë vetëm”. 

“E di se është vështirë të kalohet një gjë e tillë, tronditja dhe dhimbja janë ende të freskëta... Nuk është njëjtë. Por, e dimë si është të humbësh një pjesë të shpirtit”, u tha presidenti amerikan të pranishmëve. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан