• сабота, 19 октомври 2024

Bajdeni komenton vrasjen e liderit të Hamasit dhe e porositi Netanjahun se është koha që lufta të përfundojë

Bajdeni komenton vrasjen e liderit të Hamasit dhe e porositi Netanjahun se është koha që lufta të përfundojë

Uashington, 18 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden, duke e komentuar vrasjen izraelite të liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, tha se, "është koha që kjo luftë të përfundojë dhe të burgosurit të kthehen në shtëpi".

Ai paralajmëroi vizitë të re të sekretarit shtetëror Entoni Blinken në Izrael dhe tha se e telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për ta uruar për operacionin, por gjithashtu e theksoi rëndësinë e përfundimit të konfliktit.

"Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe pengjet të kthehen në shtëpi. Kjo është ajo që ne jemi të gatshëm të bëjmë”, tha Bajden, duke shtuar se duhet të ndërmerren hapa për të siguruar një armëpushim në Rripin e Gazës.

Bajden paralajmëroi se Sekretari shtetëror Blinken së shpejti do të udhëtojë në Izrael për të diskutuar me homologët e tij izraelitë për situatën e fundit dhe procesin e arritjes së armëpushimit.

Ministri i Punëve të Jashtme, i Izraelit, Izrael Kac, konfirmoi mbrëmë se lideri i Hamasit, Jahja Sinvar u vra në një sulm në Rripin e Gazës. Sinvar ishte lider shumëvjeçar Hamasit, i cili u vendos në krye të lëvizjes në korrik pas vrasjes së ish-liderit të Hamasit Ismail Hania në Teheran. ls/

Foto: EPA 

 

 

 

Тагови

Остани поврзан