• сабота, 16 мај 2026

Aston Villa dhe Frajburgu në garë për trofeun e Ligës së Evropës

Aston Villa dhe Frajburgu në garë për trofeun e Ligës së Evropës

Birmingem, 8 maj 2026 (MIA) – Aston Villa dhe Frajburgu janë kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës pasi mbrëmë fituan ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. Në përballjen midis dy skuadrave të Premier ligës, Aston Villa ishte më e sukseshme dhe mposhti Notingam Forestin me rezultat 4-0.

Aston Villa kaloi në epërsi me golin e Oli Uotkinsit në pjesën e parë dhe kështu anuloi avantazhin e rivalëve të tyre nga ndeshja e parë. Në pjesën e dytë, Emiliano Buendia e rriti epërsinë në 2-0 nga penalltia, ndërsa dy golat e Xhon Mek Ginit ishin përfundimtare për 4-0.

Nga ana tjetër, skuadra e Bundesligës, Frajburgu shfrytëzoi avantazhin në fushën vendase dhe përjashtimin e Mario Drogeleshit në minutën e 9-të për ta mundur Bragën 3-1 ose 4-3 në total. Frajburg arriti të krijojë epërsinë 3-0, ndërsa Braga vetëm sa e zbuti humbjen.

Finalja do të luhet më 20 maj në Stamboll.

Foto: EPA

Остани поврзан