• петок, 15 мај 2026

ASH e Taravarit zgjedh strukturën koordinuese të këshilltarëve komunal

ASH e Taravarit zgjedh strukturën koordinuese të këshilltarëve komunal

Shkup, 14 maj 2026

Këshilltarët komunal nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në një mbledhje të organizuar në hapësirat e selisë së partisë në Tetovë kanë zgjedhur strukturën e tyre koordinuese.

Ky sigurisht se është një hap tejet i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi dhe koordinimi më të organizuar në nivel lokal.

Me shumicë votash, për koordinator ata zgjodhën këshilltarin Huzeir Mustafi nga Kumanova. Ai do të mbështetet nga zëvendës-koordinatorja Belinda Amiti nga Tetova, si dhe anëtarët e trupit koordinues Syarta Saliu Osmani, Daim Luçi dhe Emir Durimishi.

Mbledhja u zhvillua në prani të vet kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Doktor Arben Taravarit, si dhe të kryetarit të Akademisë Politike pranë Aleancës për Shqiptarët Prof.Dr Arianit Rekës. Prezenca e vet kryetarit të partisë dhe kryetarit të Akademisë Politike i dha kësaj mbledhjeje një dimension institucional dhe një drejtim strategjik.

Ju jeni deputetë në nivel lokal. Me këto fjalë të drejtpërdrejta dhe me peshë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Doktor Arben Taravari, i'u drejtua këshilltarëve komunalë.Ai edhe njëherë i'u kujtoi atyre se mandati që mbajnë nuk është thjeshtë një funksion administrativ, por një besim i drejtpërdrejtë i qytetarit.Taravari theksoi se këshilltari komunal është fytyra më e afërt e politikës. Është ai që sheh sytë e qytetarit, që dëgjon ankesën e tij dhe që ka fuqinë të ndryshojë diçka konkrete në jetën e përditshme të vet qytetarëve. Fjalët e kryetarit Taravari për këshilltarët nuk ishin thjeshtë vetëm fjalë inkurajuese. Ato ishin një thirrje për punë, ndërgjegje dhe përgjegjësi, sepse roli i këshilltarëve në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në nivel lokal është një rol i një rëndësie të veçantë dhe të madhe.

Pas procesit zgjedhor të strukturave koordinuese këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët u zotuan për takime të rregullta dhe veprime të përbashkëta, me synimin për të thelluar angazhimin e tyre në komunat ku ata ushtrojnë mandatin e dhënë nga qytetarët.

Qëllimi apo mesazhi kryesor i kësaj mbledhje ishte i qartë, bashkërendimi politik dhe institucional nuk është një luks për partinë tonë, por një detyrim ndaj qytetarit, ku këshilltari komunal si lidhja më e afërt mes pushtetit lokal dhe qytetarëve ka përgjegjësinë të jetë jo vetëm një zë, por edhe një zgjidhje konkrete për nevojat e përditshme të qytetarëve.

ASH- Arben Taravari

Тагови

Остани поврзан