• сабота, 16 мај 2026

ASh: 27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut

ASh: 27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut

27 prill 2026

27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut. Ra një regjim i regjur dhe antishqiptar, u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar, u soll Ligji për përdorimin e gjuhëve, vendi u bë anëtar i NATO-s, theksohet në komunikatën e ASh-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Ishte dita kur politikanët treguan me vepër se kush i qëndron deri në fund fjalës së dhënë në popull, e kush e përdor fjalën për ta manipuluar popullin. Dikush iku, dikush u struk e nuk u shfaq aspak, e dikush sakrifikoi. Është dita nga e cila dikush vazhdon të ikë, dikush turpërohet, e dikush ndjehet krenar. Dhe siç ditët dhe datat në kalendar përsëriten çdo vit, kjo ditë do të ngelet në ndërgjegjen e gjithsecilit që e ka një të tillë, ku ishte, ç’bëri, ç'plane kishte. 

Sot fatkeqësisht regjimi është kthyer, organizatorët dhe vrasësit në tentativë janë të lirë. Debati sot turpshëm në këtë 27 prill bëhet, a ishin dhunuesit mbrojtës të Kushtetutës apo terrorist!?

E pyetja që duhet parashtruar nuk është se a mbrojtën ndonjë gjë, organizatorët dhe ekzekutorët e 27 Prillit, por cili ishte roli i kryeministrit të sotshëm të Maqedonisë së Veriut. Se çfarë ishin ata, shihini fotot e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela me 27 prill dhe e kuptoni: vrasës dhe jo mbrojtës.

 Aleanca për Shqiptarët

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан