• петок, 13 март 2026

Arti Bashkëkohor Austriak në Çifte Hamam: Hapet Ekspozita "Flora – Fauna – Çatitë"

Arti Bashkëkohor Austriak në Çifte Hamam: Hapet Ekspozita

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Në praninë e mysafirëve të shumtë dhe adhuruesve të artit, mbrëmë në Galerinë Kombëtare - objekti Çifte Hamam u hap ekspozita "Flora-Fauna-Çatitë", e artistëve bashkëkohor austriak Konstance Pirh, Manfred Lajrer dhe Haro Pirh, veprat e të cilëve janë inspiruar nga natyra, jeta dhe hapësira që na rrethon.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se "ekspozita është një ngjarje kulturore e cila sjell freskinë e Austrisë miqësore, por edhe një rast i mirë për të konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore tradicionale mes dy vendeve të cilat janë të lidhura me lidhje të thella kulturore, historike dhe shpirtërore".

Ai tha se të dy vendet me vite të tëra ndërtojnë partneritet ku bashkëpunimi kulturor ka një rol veçanërisht të rëndësishëm.

"Maqedonia dhe Austria me vite të tëra ndërtojnë partneritet të qëndrueshëm të bazuar në besim, respekt dhe vlera të përbashkëta evropiane. Në ato marrëdhënie, bashkëpunimi kulturor ka rol veçanërisht të rëndësishëm - hap hapësirë për dialog, shkëmbim të ideve dhe partneriteteve të reja kreative mes institucioneve dhe artistëve nga të dyja vendet", theksoi Ljutkov.

Ai tha se nismat e tilla jo vetëm që e pasurojnë ofertën kulturore të qytetit, por edhe i përforcojnë themelet e partneritetit mes dy vendeve.

Ekspozitën "Flora-Fauna-Çatitë", e cila do të jetë e hapur për vizitorët deri më 12 prill, e realizon Ambasada e Republikës së Austrisë në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. sa/

Foto: Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Остани поврзан