Arteta: E kemi pritur gjatë këtë finale
- Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se është krenar për lojtarët e tij që u kualifikuan në finalen e Ligës së kampionëve mbrëmë, e para për klubin londinez që nga viti 2006.
Londër, 6 maj 2026 (MIA) – Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se është krenar për lojtarët e tij që u kualifikuan në finalen e Ligës së kampionëve mbrëmë, e para për klubin londinez që nga viti 2006.
“Jam krenar për ta dhe jam shumë i lumtur. E kemi pritur gjatë këtë finale dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që e arritëm para tifozëve tanë. Tifozët tanë janë krenarë për ne”, tha Arteta.
Arsenali në gjysmëfinale e eliminoi Atletiko Madridin, pasi fitoi ndeshjen kthyese në Londër 1-0 pas një barazimi 1-1 një javë më parë në Spanjë.
“Atletiko është një ekip shumë konkurrues që ka luajtur shumë nga këto ndeshje dhe ka shumë përvojë. Goli na vendosi në një pozicion të mirë, por më pas na u desh të rezistonim dhe të ishim të durueshëm. Ne treguam pjekuri”, shtoi Arteta.
Kundërshtar i Arsenalit në finalen e 30 majit në Budapest do të jetë fituesi i gjysmëfinales së dytë ku Bajerni i Munihut sonte pret kampionët në fuqi PSZH-në, pas disavantazhit 4-5 nga ndeshja e parë në Paris.
Foto: EPA