• четврток, 25 декември 2025

Arsenali gjysmëfinalisti i fundit në Ligën e Kupës

Arsenali gjysmëfinalisti i fundit në Ligën e Kupës

Londër, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Futbollistët e Arsenalit u kualifikuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kupës angleze, pasi mbrëmë mposhtën rivalin e qytetit Kristal Palas në penallti me rezultat 8-7 në ndeshjen çerekfinales në stadiumin "Emirates".

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa çështja e fituesit u vendos në serinë e tetë të penalltive. 

Lojtari që gaboi në radhët e Kristal Pallasit ishte Maksens Lakroa, penalltia e të cilit u prit nga Kepa Arizabalaga, ndërsa mbrojtësi francez shënoi edhe një autogol.

Arsenali do të përballet me Çellsin në gjysmëfinale, ndërsa finalisti i dytë do të jetë fituesi i ndeshjes mes Njukasllit dhe Mançester Sitit. qa/

Foto: Fejsbuk 

 

Остани поврзан