• сабота, 14 март 2026

Arrestohet një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës për shkak të kërcënimeve se do të vendosë bomba dhe kryejë vrasje në shkollë të mesme

Arrestohet një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës për shkak të kërcënimeve se do të vendosë bomba dhe kryejë vrasje në shkollë të mesme

Tetovë, 13 mars 2026 (MIA) – SPB Tetovë informon se dje është privuar nga liria një 18-vjeçar nga rrethi i Tetovës, i cili kishte dërguar kërcënime se do të vendosë bomba dhe do të kryejë vrasje në shkollën e mesme të Tetovës “Nikolla Shtejn” në Tetovë.  

“Nga prindërit e nxënësve kanë marrë informacion se M.R. u dërgonte nxënësve porosi, përkatësisht kërcënonte se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë. Menjëherë nga ana e nëpunësve të policisë nga SPB Tetovë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe, pas marrjes së urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll në fshatin Pallaticë, rajoni i Tetovës, në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R. R. (49). Gjatë kontrollit janë gjetur disa sende që i përkisnin djalit të tij M. R. (18), të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës”, njoftoi SPB Tetovë.

Më 27 shkurt të vitit 2026 në Pallaticë gjithashtu u privua nga liria M.R. (18) si i dyshuar për alarme të rreme për bomba të vendosura në institucione arsimore, por nuk ka konfirmim nga SPB Tetovë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан