• четврток, 20 февруари 2025

Arrestohet adoleshenti që ka planifikuar sulm në stacionin hekurudhor në Vjenë

Arrestohet adoleshenti që ka planifikuar sulm në stacionin hekurudhor në Vjenë

Vjenë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Policia austriake ka arrestuar një djalë 14 vjeçar nën dyshimin se ka planifikuar sulm në stacionin hekurudhor Vestbanhof në Vjenë, njoftuan sot mediat aujsriake.

Adoleshenti është arrestuar më 10 shkurt, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur sende që sugjerojnë se e mbështet Shtetin Islamik.

Raporti pason pas sulmit me thikë në qytetin jugor Fipah të shtunën, në të cilin një sirian refugjat 23 vjeçar është i dyshuar se ka vrarë një adoleshent dhe a plagosur pesë persona.

Siç njoftuan autoritetet austriake, djali është radikalizuar pasi që ka parë disa video në rrjetet sociale. mb/

Остани поврзан