• петок, 05 декември 2025

Arrestime masive, 16 të vrarë në përleshjet e zgjedhjeve në Kamerun, thonë autoritetet

Arrestime masive, 16 të vrarë në përleshjet  e zgjedhjeve në Kamerun, thonë autoritetet

Dakar, 13 nëntor 2025 (MIA) -  Autoritetet kamerunase kanë njoftuar se 800 persona janë arrestuar,  ndërsa 16 janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë pas fitores zgjedhore të presidentit Pol Bija.

Ky është komenti i parë zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave nga fillimi i trazirave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pol Atanga Nxhi deklaroi se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 protestues në qendrën ekonomike Duala dhe tre të tjerë në rajonin verior.

Opozita megjithatë, njoftoi se 55 petrsona janë vrarë, publikoi Hjuman rajts uoç.

Protesta kanë shpërthyer në strehimoret kyçe të opozitës, duke përfshirë edhe Dualën dhe qytetet veriore Marua dhe Garua, pasi që rezultatet nga zgjedhjet presidenciale janë publikuar më 12 tetor.

Nëntëdhjetë e dy vjeçari Pol Bija, presidenti më i vjetër në botë, ka fotuar në zgjedhjet dhe ka siguruar mandatin e tretë, sipas rezultateve zyrzare që i ka kontestuar opozita, duke përfshirë edhe rivalin e tij presidencial, Isa Çiroma. Bakari ka shpallur fitore dhe i ka ftuar kamerunasit që ta hedhin poshtë rezultatin e zgjedhjeve.

Bija është në pushtet që nga viti 1982, pothuajse gjysmën e jetës së tij dhe është presidenti i dytë i Kamerunit nga pavarësia nga Franca në vitin 1960. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан