• петок, 20 февруари 2026

Armata siriane hap korridor për evakuimin e civilëve nga krahina Alepo

Armata siriane hap korridor për evakuimin e civilëve nga krahina Alepo

Damask, 15 janar 2025 (MIA) - Armata siriane paralajmëroi se sot do të hapë një korridor për evakuimin e civilëve nga rajoni në krahinën Alepo pasi që është intensifikuar përleshja mes forcave qeveritare dhe atyre kurde në Alepo.

Civilët do të mund të evakuohen përmes "korridorit humanitar" prej orës nëntë deri në 17.

Evakuimi i civilëve mund të interprohet edhe si paralajmërim i forcave siriane për ofensivë ndaj qyteteve Deir Hafer dhe Maskana dhe zonat përreth, rreth 60 kilometra në lindje të qytetit Alepo

Armata gjithashtu u ka bërë thirrje Forcave Demokratike Protestuese (SDF), të kryesuara nga kurdët dhe grupet e armatosura siriane që të tërhiqen nga bregu lindor i lumit Eufrat. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан