• недела, 19 април 2026

Armata libaneze e akuzon Izraelin për shkeljen e armëpushimit

Armata libaneze e akuzon Izraelin për shkeljen e armëpushimit

Bejrut, 17 prill 2026 (MIA) – Armata libaneze njoftoi sot herët në mëngjes se Izraeli vazhdimisht e ka shkelur armëpushimin i cili zyrtarisht hyri në fuqi në mesnatë, duke e akuzuar ushtrinë izraelite për granatimin e disa fshatrave në jug të vendit. 

Armata përsëri ju bëri thirrje banorëve që për momentin të mos kthehen në fshatrat dhe qytetet në jug të Libanit. Ushtria izraelite fillimisht nuk dha koment. 

Pas disa javëve luftëra ndërmjet Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah, presidenti amerikan Donald Tramp e shpalli armëpushimin, i cili fillimisht duhet të zgjasë 10 ditë. 

Burime libaneze të sigurisë deklaruan se granata artilerike ranë në afërsi të qytetit bregdetar Tir pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Një fluturake pa pilot, gjithashtu, ka goditur një automobil në Haris në jug të Libanit, thonë burimet. 

Milicia Hezbollah, e mbështetur nga Irani, ka qëlluar një numër të madh të raketave drejt lokacioneve në veri të Izraelit pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Tre persona janë lënduar nga shrapnel nga raketat, sipas shërbimeve për ndërhyrje urgjente. 

Ushtria izraelite njoftoi se pastaj i ka goditur raketat e milicisë. 

Armëpushimi ishte dakorduar me qeverinë libaneze, e cila nuk ka pushtet mbi Hezbollahun. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан