Aragçi: Vrasja e Larixhanit nuk do ta destabilizojë Iranin
- – Vrasja e Ali Larixhanit nuk do të ndikojë mbi stabilitetin e Iranit. Sistemi politik në Iran është i fuqishëm dhe rezistues, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.
Teheran, 18 mars 2026 (MIA) – Vrasja e Ali Larixhanit nuk do të ndikojë mbi stabilitetin e Iranit. Sistemi politik në Iran është i fuqishëm dhe rezistues, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.
“Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kuptuan atë gjendje faktike: Republika Islamike Iran ka strukturë të fuqishme politike me institucione politike, ekonomike dhe shoqërore”, tha Aragçi.
Ai edhe theksoi se “prania ose mungesa e një individi nuk ndikon mbi atë strukturë”.
“Gjithsesi, individët kanë ndikim dhe çdo kush ka rolin e tij, disa më mirë, disa më keq, disa më pak, por më e rëndësishmja është se sistemi politik në Iran përfaqëson strukturë të fuqishme”, theksoi ai.
Duke folur edhe për vrasjen e liderit suprem të mëparshëm Ali Hamnei, Aragçi theksoi se edhe krahas humbjes “sistemi ka vazhduar të funksionojë”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s