• вторник, 24 март 2026

Aragçi: Irani do të vendosë kur dhe si do të përfundojë lufta

Aragçi: Irani do të vendosë kur dhe si do të përfundojë lufta

Teheran, 2 mars 2026 (MIA) – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, deklaroi sot se edhe pse SHBA-ja dhe Izraeli filluan luftë kundër vendit të tij, Irani do të vendosë si dhe kur do të përfundojë lufta. 

"Kemi pasur dy dekada për të studiuar humbjet e ushtrisë amerikane në lindje dhe perëndimin tonë të menjëhershëm. Prandaj, kemi nxjerrë mësime", tha Aragçhi në një postim në platformën X, duke iu referuar pushtimeve ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan në fillim të viteve 2000, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.

Aragçi theksoi se bombardimi i Teheranit “nuk ka kurrfarë efekti” mbi aftësinë e Iranit që të zhvillojë luftë. 

"Mbrojtja mozaike e decentralizuar na lejon të vendosim se kur dhe si përfundon lufta", theksoi ministri iranian i Punëve të Jashtme.

SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më 29 shkurt në veprime të ndara, por të koordinuara, "Tërbimi epik" dhe "Luani zhurmues", pasi bisedimet diplomatike në Gjenevë dështuan të arrinin një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit, në të cilat SHBA-ja kërkoi që Irani të ndalonte pasurimin e uraniumit, gjë që potencialisht mund të çonte në pajisjen e vendit me bombë bërthamore.

Si përgjigje e sulmit, Irani e filloi Operacionin “Premtimi i vërtetë 4”, në të cilin ishin lëshuar të paktën dhjetë valë raketash dhe fluturake pa pilot kundër Izraelit dhe caqeve në vendet e Lindjes së Mesme, për të cilët Irani tha se kanë lidhje me praninë e SHBA-së në territorin e tyre. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан