• сабота, 16 мај 2026

Aplikim për dhënien e provimit profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional në konviktet publike

Aplikim për dhënien e provimit profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional në konviktet publike

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Në përputhje me Ligjin për standardin e nxënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon provim profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional në konvikte publike të nxënësve, të cilët pas skadimit të parktikës janë të detyruar ta japin provimin.

Dhënien e provimit profesional, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta realizojë gjatë muajit të ardhshëm. 

Në njoftimin në ueb-faqen e MASH-it janë të përmendura dokumentet që kandidatët duhet t’i dorëzojnë së bashku me aplikimin, si dhe pagesa prej 1.600 denarësh.

Aplikimi me dokumentacionin e plotë dorëzohet në MASH, në adresën bul. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup, më së voni deri më 4 maj 2026. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан