ANEB: Qendra bërthamore më e madhe në Evropë operon me një linjë të jashtme transmetimi
- Qendra bërthamore Zaporozhje në Ukrainën juglindore, është nën kontrollin e Rusisë, operon në linjën e vetme të jashtme të transmetimit që i ka mbetur, pasi që një javë më herët humbi linjën rezervë të energjisë, publikoi dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB).
Vienë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Qendra bërthamore Zaporozhje në Ukrainën juglindore, është nën kontrollin e Rusisë, operon në linjën e vetme të jashtme të transmetimit që i ka mbetur, pasi që një javë më herët humbi linjën rezervë të energjisë, publikoi dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB).
Drejtori i Përgjithshëm i ANEB, Rafael Grosi, deklaroi se linja e energjisë "Ferosplavna-1" u shkatërrua më 10 shkurt, "gjoja si rezultat i aktivitetit ushtarak". Kjo qendër bërthamore, më e madhja në Evropë me gjashtë reaktorë, tani funksionon vetëm me energji që vjen nga linja e transmetimit "Dnjepër", shtoi ai.
Qendra, e cila u pushtua nga forcat ruse në javët e para të pushtimit rus të Ukrainës, nuk prodhon energji elektrike, por i duhet energji për të mbajtur të ftohtë materialin bërthamor dhe për të parandaluar një shkrirje të bërthamës.
Rusia dhe Ukraina vazhdimisht e kanë akuzuar njëra-tjetrën për aktivitete ushtarake në afërsi të qendrës bërthamore që mund të kërcënojnë sigurinë bërthamore. Dy linjat e jashtme të energjisë së trasnmetimit janë ndërprerë disa herë dhe të dyja kanë qenë jashtë funksionit për gati një muaj vitin e kaluar, duke e detyruar termocentralin të mbështetet në gjeneratorë me naftë.
Sipas Grosit, vëzhguesit e ANEB, përgjithmonë e shpërndarë në Zaporizhje, u përpoqën të merrnin informacion në lidhje me dëmin, por kufizimet e sigurisë i penguan ata të hynin në pajisjet shpërndarëse të termocentralit.
"ANEB është e përgatitur të njoftoj për natyrën e dëmit dhe çdo ndikim ndaj sigurisë bërthamore", tha Grosi.
Kontrolli ndaj këtij termocentrali është një pikë kyçe në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë për një zgjidhje të konfliktit të tyre gati katërvjeçar.
Kievi ka propozuar që termocentrali i Zaporizhjes të operohet nga Ukraina dhe SHBA-ja, gjë që Rusia e hedh poshtë si të papranueshme.
Foto: EPA