• сабота, 14 март 2026

Andonovski: Industria IKT e Maqedonisë vazhdon të thyejë rekorde në ekonomi

Andonovski: Industria IKT e Maqedonisë vazhdon të thyejë rekorde në ekonomi

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Eksporti i shërbimeve të informacionit, kompjuterave dhe telekomunikimeve në vitin 2025 arriti 676 milionë euro, që paraqet rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2024.

"Lajme të mira sot - industria IKT e Maqedonisë vazhdon të thyejë rekord në ekonomi. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, eksporti i shërbimeve IKT në vitin 2025 arriti 676 milionë euro, që paraqet rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2024. Veçanërisht e rëndësishme është që sektorit i IKT-së realizon rritje të vazhdueshme dhe një bilanc pozitiv tregtar", shënoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në Fejsbuk.

Në vitin 2025, eksporti i shërbimeve IKT arrinte 197 milionë euro, që sipas tij, do të thotë se neto efekti për ekonominë është një suficit prej 438 milionë euro.

"Pjesa më e madhe e eksportit vjen nga shërbimet kompjuterike, të cilat arritën pothuajse 600 milionë euro. Këto rezultatre edhe njëherë tregojnë se sektori i IKT-së bëhet një nga shtytësit kyç të rritjes ekonomike, eksportit dhe transformimit teknologjik të ekonomisë sonë", shënon ministri Andonovski. sa/ 

Foto. FB Stefan Andonovski

Остани поврзан