Andonovski: Do të jemi vendi i parë në rajon që përmbush kërkesat për roaming evropian
- Ministria e Transformimit Digjital po i finalizon aktivitetet për harmonizim me rregulloren evropiane për vënien e modelit "Roaming si në shtëpi" me Bashkimin Evropian dhe paralelisht, po ngrihet çështja e precizimit të kornizës ligjore për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, deklaroi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital po i finalizon aktivitetet për harmonizim me rregulloren evropiane për vënien e modelit "Roaming si në shtëpi" me Bashkimin Evropian dhe paralelisht, po ngrihet çështja e precizimit të kornizës ligjore për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, deklaroi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Ai konfirmoi se dy javë më parë Komisioni Evropian zyrtarisht hapi procesin për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duke vënë në dukje se secila prej tyre do të duhet të përmbushë individualisht kushtet para se të fillojë negociatat dypalëshe. Ministri tha se pret që Maqedonia të jetë vendi i parë në rajon e cila do të përmbushë të gjitha kriteret, pas së cilës do të mund të hyjë në negociata me Komisionin Evropian e cila do të veprojë si ndërmjetës para operatorëve evropianë të telekomunikacionit.
"Gjatë kësaj periudhe, BE-ja tashmë ka marrë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për komunikimet elektronike me të cilat i përmbahemi plotësisht kërkesave të BE-së në fushat e sigurisë, përdorimit të drejtë të roamingut, çmimeve, çmimit ndërkufitar dhe pres që këtë tekst të cilin tashmë e kemi përcaktuar për qeverinë dhe e kemi dërguar deri te KE, pasi të marrim komentet e KE-së do ta dërgojmë në Kuvend për miratim, që do të thotë se do të jemi vendi i parë në rajon që do të përmbushë kushtet për roamingun si në shtëpi, pastaj do të hyjmë në negociata me KE-në, do të jetë përfaqësuesi ynë para operatorëve evropianë të telekomunikacionit dhe do të arrijmë marrëveshje me ta, pres që kjo të ndodhë në vitin 2026, por dinamika do të përfundojë me KE-në, ne jemi të gatshëm", theksoi ministri.
Lidhur me influencuesit, ministri informoi se dje është zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së influencuesve dhe tashmë është planifikuar takim me drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
"Dje biseduam me përfaqësues të Shoqatës së influencuesve, caktuam takim me drejtorin e ASHMAA-së për të parë se cilat janë mundësitë, ka një paqartësi në ligjin për ASHMAA i cili nuk bën dallim midis një platforme dhe një krijuesi përmbajtjeje, nuk bën dallimin se çfarë është një platformë si Instagrami, Fejsbuku, Jutjubi dhe çfarë është një krijues që përdor këtë platformë për të vendosur përmbajtjen e tij. Do të shohim nëse do të duhet të shkojmë me ndryshime shtesë në rregullore, apo do të duhet të shkojmë me një ndryshim ligjor që do ta sqarojë këtë pjesë në mënyrë që të jetë në përputhje me ato që janë kërkesat evropiane, sepse në BE bëhet një dallim i qartë midis asaj që është një platformë dhe asaj për krijuesit e përmbajtjes", shpjegoi ministri.
Foto: MIA