Andonovska: Nuk ka hapësirë për panik, pasi nuk ekziston rrezik nga paraqitja e hantavirusit, as rrezik për qytetarët tanë
- Nuk ka hapësirë për ndornjë panik, sepse nuk ekziston rrezik nga shpërthimi i hantavirusit, as rrezik për qytetarët e vendit, gjë që është më me rëndësi në këtë moment. Sektori për epidemiologji në Institutin për shëndet publik (ISHP) është në komunikim të përditshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrën evropiane për kontroll të sëmundjeve, kështu që merr të gjitha të dhënat që na nevojiten çdo ditë për të ndërmarrë çdo veprim nëse nevojitet.
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Nuk ka hapësirë për ndornjë panik, sepse nuk ekziston rrezik nga shpërthimi i hantavirusit, as rrezik për qytetarët e vendit, gjë që është më me rëndësi në këtë moment. Sektori për epidemiologji në Institutin për shëndet publik (ISHP) është në komunikim të përditshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrën evropiane për kontroll të sëmundjeve, kështu që merr të gjitha të dhënat që na nevojiten çdo ditë për të ndërmarrë çdo veprim nëse nevojitet.
Këtë sot e deklaroi drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska, e cila tha se hantavirusi nuk është virus i ri dhe ka dy lloje, prej të cilëve njëri është evropiano-aziatik, i cili ka simptoma renale, ndërsa tjetri është ai që është zbuluar tani në kroçeren që lundroi në Oqeanin Atlantik, e ai është amerikan, i cili jep simptoma respiratore. Ajo theksoi se qytetarët mund të jenë të qetë sepse janë informuar nga OBSH se nuk ka asnjë shtetas i Maqedonisë në anije, as si udhëtar, as si anëtar i ekuipazhit.
"Pa marrë parasysh se ky lloj nuk është diagnostikuar për momentin, rekomandohet që qytetarët të kenë nivel të lartë higjiene, veçanërisht të shmangin ushqimin nga depot, tregjet, farat, luledielli dhe mallrat e konservuara, të cilat kanë qenë në depo ose jashtë dhe të cilat mund të jenë të kontaminuara me ndonjë sekret ose ekstrakt nga ndonjë brejtës. Pra, t'i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj. Si ISHP, rekomandojmë që deratizimi i detyrueshëm, që duhet të bajnë komunat dy herë në vit, të kryhet në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme", tha Andonovska.
Ajo thekson se lloji i parë i hantavirusit është diagnostikuar në Maqedoni në vitin 2015 dhe deri tani ka pasur 32 raste, prej të cilëve tre kanë vdekur.
"Para vitit 2015, nuk ka pasur mundësi të dëshmohej hantavirusi. Që nga viti 2015, në ISHP ka pasur mundësi për diagnostikimin e tij. Në vitin 2018, pati një epidemi të hantavirusit në një fermë në rajonin e Gostivarit, ku praktikisht të gjithë njerëzit që ishin atje ishin të infektuar nga brejtësit. Atë që e kemi pasur tashmë në Maqedoni, transmetohet vetëm nga brejtësit te njerëzit dhe nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe simptomat e tij ndryshojnë nga ai i zbuluar në anijen turistike. Disponojmë me pajisje, kuadro dhe reagentë të plotë për veprime të mëtejshme, por nuk besojmë se një gjë e tillë do të ndodhë", theksoi Andonovska.
ISHP-ja, sqaroi Andonovska, është e e gatshme me protokolle nëse ka nevojë për ndonjë reagim, e njëheri posedon reagentët, pajisjet, kuadron dhe metodologjinë e nevojshme për diagnostikim nëse nevojitet.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo tha se ky nuk është Kovid.
"Kovidi ishte diçka e re, e ky virus tashmë ekziston dhe ne kemi njohuri për të. Ne tashmë kemi pasur një nga variantet në vend dhe nuk transmetohet aq shpejt. Madje edhe ai respirator, i cili u dëshmua në anijen turistike, transmetohet si i pari - nga brejtësit te njerëzit, por ekziston mundësi e transmetimit nga njeriu te njeriu. Nuk kemi informacion nëse bëhet fjalë për ndonjë mutacion, i cili është jashtë asaj që është në libra, por besojmë se situata do të normalizohet", shtoi Andonovska.
Një çift holandez dhe një shtetas gjerman vdiqën nga hantavirusi në anijen "MV Hondius", e cila po lundron në Atlantik. Gjithsej pesë raste të infeksionit me virus janë konfirmuar në anije, ndpërs aekzistojnë edhe tre raste tjera të dyshuara, kumtoi OBSH. bsh/
Foto: MIA