AMGJO: Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë kyçe për zbulimin e hershëm dhe mjekimin e sëmundjeve
- Gratë duhet të bëjnë kontrolle parandaluese gjinekologjike, sepse zbulimi me kohë i sëmundjes do të thotë edhe shërimi i saj më i lehtë, theksuan sot nga Asociacioni i Maqedonisë i gjinekologëve dhe obstetërve - AMGJO, në shënimin e "Javës së shëndetit të gruas 2026".
Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Gratë duhet të bëjnë kontrolle parandaluese gjinekologjike, sepse zbulimi me kohë i sëmundjes do të thotë edhe shërimi i saj më i lehtë, theksuan sot nga Asociacioni i Maqedonisë i gjinekologëve dhe obstetërve - AMGJO, në shënimin e "Javës së shëndetit të gruas 2026".
Prof.dr. Gligor Tofoski nga Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup dhe kryetar i AMGJO-së, tha se nëse sëmundja zbulohet vonë madje edhe metodat më bashkëkohore mjekësore asnjëherë nuk mund të ndihmojnë plotësisht.
"Këtë vit tema më aktuale tani edhe në përmasa botërore është ajo patologji të cilën e quajmë sindrom ovarial policistik e cila prej pardje në nivel botëror quhet sëmundje ovariale poliendokrine metabolike përkatësisht sindrom dhe me qasje tjetër i drejtohet shëndetit të grave jo vetëm nga ana e ovariumit, por nga ana e asaj që ju gratë - gjashtë deri 13 për qind nga popullata femërore në periudhën reproduktive e ka si simptoma edhe në paraqitjen e mundshme të diabetit lloji 2, të rritjes së yndyrërave, sëmundjeve kardiovaskulare, të mjekimit të infertilitetit dhe gjendjeve tët jera. Përveç temës për sëmundjen ovariale metabolike poliendpokrine ka edhe tema të tjera. Një pjesë i kushtohet shtatzënive me rrezik të lartë, vështirësive kronike urinare dhe vaksinës së vetme HPV e cila mund të ndihmojë në parandalim dhe të çrrënjoset karcinomi cervikal", tha prof.dr. Tofoski.
Specialisti Ilir Shurdhani nga Spitali special për gjinekologji dhe obstetrikë "Nëna Terezë" në Çair dhe anëtar i Bordit drejtues të AMGJO-së, tha se gratë vijnë shumë vonë për kontroll jo sepse nuk kanë apsur simptoma, por sepse nuk kanë pasur guxim dhe shprehi të vijnë me kohë në kontroll.
Shtoi se në kontroll vijnë gra të cilave u ka përfunduar periudha reproduktive dhe kur përballen me sëmundje dhe detyrimisht duhet të vijnë.
Prof.dr. Elena Xhikova nga Klinika për gjinekologji dhe obstetrikë dhe anëtare e BD të AMGJO-së, tha se sipas të dhënave më të fundit demografike nga viti 2025 në Maqedoni kanë lindur 15.500 foshnja, që do të thotë se shteti po shënon rënie të kosniderueshme të natalitetit natyror.
Theksoi se nëse kthehemi njëd ekadë më parë kur numri i foshnjave të lindura ishte rreth 23.000 mund të shihet se kemi rënie të konsiderueshme prej 30 për qind për këto dhjetë vite dhe ky duhet të jetë alarm i cili do të na shtyjë për kujdes më të madh ndaj grave dhe mbështetjes së plotë ndaj shëndetit reproduktiv të grave dhe shëndetit familjar.
Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Tofoski tha se tërë kohën provojnë të lobojnë rrugë të grave gjatë diagnozës së karcinomit të çfarëdo lloji të jetë në mënyrë të përshpejtuar, qasja e pacienteve në çfarëdo lloj gjendje të jetë e lehtë dhe të mudn të arrijnë drejt psecialistit adekuat apo subspecialistit në fushën e caktuar. Ai theksoi se është e saktë se në rajone të caktuar në Maqedoni ka mjaft gjinekologë amë, por sistemi ynë jep liri të madhe, kështu që mund të jetoni në Ohër, ndërsa gjinekolon amë ta keni në një qytet tjetër, në Shkup, apo anasjelltas, të jetoni në Shkup ndërsa gjinekologun ta keni në Ohër.
Foto: МIА