Ambasadori Sulstrom këtë javë do t’i vizitojë qytetet kryesore të Maqedonisë, fokusi në bashkëpunimin dhe partneritetin dypalësh
- Ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom prej sit deri më 9 maj do të udhëtojë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar të vizitojë të gjitha qytetet kryesore për të theksuar dhe shënuar lidhjet dhe partneritetet e shumta të forta, si dhe afatgjata midis dy vendeve. Siç informon ambasada, fokus i veçantë do t'i kushtohet kontributit të kompanive suedeze, rezultateve të bashkëpunimit suedez për reforma, si dhe lidhjeve kulturore afatgjata.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom prej sit deri më 9 maj do të udhëtojë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar të vizitojë të gjitha qytetet kryesore për të theksuar dhe shënuar lidhjet dhe partneritetet e shumta të forta, si dhe afatgjata midis dy vendeve. Siç informon ambasada, fokus i veçantë do t'i kushtohet kontributit të kompanive suedeze, rezultateve të bashkëpunimit suedez për reforma, si dhe lidhjeve kulturore afatgjata.
Vizita është pjesë e iniciativës "Ambasada në turne" dhe fillon sot në mëngjes në Shkup, ndërsa do të përfshijë edhe vizitat në Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Manastir, Prilep, Veles, Shtip, Strumicë dhe Kumanovë, ndërsa do të përfundojë në Shkup në Ditën e Evropës, të shtunën, më 9 maj.
Ambasadori dhe ekipi i tij do të eksplorojnë pamjet dhe shijet lokale për të kuptuar më mirë vendin, ndërkohë që do të takohen edhe me autoritetet dhe partnerët lokalë, kompanitë suedeze, shoqërinë civile dhe organizatat lokale, diasporën dhe sipërmarrësit.

Iniciativa #EmbassyOnTheRoad përfaqëson një tjetër përpjekje inovative nga ambasada suedeze për të shënuar dhe promovuar lidhjet e shumta të forta midis Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut - si dhe individët dhe organizatat që nxisin këtë bashkëpunim - dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, për të promovuar tregtinë dhe investimet, si dhe për të riafirmuar angazhimin e vazhdueshme dhe të forta të Suedisë për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në zhvillimin e saj dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Foto: ambasada e Suedisë