• сабота, 16 мај 2026

Ambasadori britanik Loson përmes një video-mesazhi në maqedonisht ka uruar Ditën e gjuhës maqedonase

Ambasadori britanik Loson përmes një video-mesazhi në maqedonisht ka uruar Ditën e gjuhës maqedonase

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Ambasadori britanik në vend Metju Loson e uroi Ditën e gjuhës maqedonase përmes një video-fjalimi në gjuhën maqedonase.

"Tashmë jam në vitin e katërt të mandatit tim si ambasador britanik dhe, pavarësisht detyrimeve diplomatike që kam, çdo ditë kënaqem duke përdorur gjuhën maqedonase si mjet komunikimi me Qeverinë, institucionet, mediat, sektorin joqeveritar dhe miqtë që kam fituar në këtë vend të bukur", theksoi Loson në video-mesazhin e tij në gjuhën maqedonase në profilin e tij në Fejsbuk.

Loson thekson se pasuria e njohjes së gjuhës maqedonase do t’i mbetet përgjithmonë.

"Pasuria e njohjes së gjuhës maqedonase do të më mbetet përgjithmonë – do ta mbaj me vete, duke lexuar përkthimet e Uilijam Shekspirit nga Dragi Mihajlovski, duke dëgjuar këngë maqedonase dhe duke e përdorur gjuhën në çdo rast. Gëzuar Ditën e gjuhës maqedonase", thekson Loson. qa/

Foto: Printskrin

Остани поврзан