Ambasadori austriak Martin Pamer për vizitë në Komunën e Koçanit
- Ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, sot vizitoi Komunën e Koçanit, ku u takua me kryetarin e komunës, Vlladko Grozdanov.
Koçan, 26 shkurt 2026 (MIA) - Ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, sot vizitoi Komunën e Koçanit, ku u takua me kryetarin e komunës, Vlladko Grozdanov.
Në takim, informuan sipas vetëqeverisë lokale, u diskutua për mjekimin dhe mbështetjen e të lënduarve në zjarrin në diskotekë "Puls", për situatën aktuale në Koçan pas ngjarjes tragjike, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

"Theks i veçantë u vendos në interesin për investimet austriake në rajon dhe potencialin që ofron komuna në disa fusha, kumtuan nga Komuna.
Kryetari i komunës Grozdanov, thuhet në kumtesë, e informoi ambasadorin Pamer rreth aktiviteteve të ndërmarra nga vetëqeveria lokale për t'u përballur me pasojat e aksidentit, si dhe rreth projekteve aktuale dhe të planifikuara të zhvillimit. U theksua rëndësia e mbështetjes dhe solidaritetit ndërkombëtar në procesin e përforcimit të komunës.

Gjatë qëndrimit të tij në Koçani, ambasadori Pamer vizitoi shkollën fillore "Rade Kratovçe", Njësitin Territorial të Zjarrfikësve të Koçanit dhe Geotermën, ku mësoi rreth kushteve të punës, kapaciteteve dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm. rq/
Foto: Komuna e Koçanit