Aliu: Vazhdojmë me përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore - plotësisht është rikonstruuar reparti kronik në Spitalin Psikiatrik "Negorci"
- Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot e vizitoi Spitalin Psikiatrik !Negorci! - Gjevgjeli me rastin e rikonstruimit të plotë të repartit për të sëmurë kronikë.
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot e vizitoi Spitalin Psikiatrik !Negorci! - Gjevgjeli me rastin e rikonstruimit të plotë të repartit për të sëmurë kronikë.

"Infrastruktura shëndetësore është një nga shtyllat e sistemit dhe për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushte më të mira për mjekim dhe trajtim të pacientëve. Rikonstruimi i Spitalit Psikiatrik "Negorci" përfshinte një rinovim të plotë të strukturës së çatisë, dyer dhe dritare krejtësisht të reja dhe riparimin e fasadës izoluese. U krye gjithashtu një rikonstruim i plotë i brendshëm, rinovimi i banjove dhe nyjeve sanitare, si dhe instalimi i kolektorëve diellorë dhe ngrohjes së ujit duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë. Me këtë investim janë mundësuar kushte më cilësore për akomodimin e pacientëve - theksoi Ministri Aliu gjatë vizitës.

Drejtori i institucionit, Sashko Stojilovski, theksoi se bëhet fjalë për një objekt me sipërfaqe prej 550 metra katrorë, ndërsa vlera totale e investimit është mbi 16 milionë denarë.

"Ky projekt ka pritur të zbatohet për gati shtatë vjet, kurse vitet e fundit të gjitha vërejtjet nga institucionet ndërkombëtare ishin të adresuara për kushtet e këtij reparti. Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi bërë përpjekje për ta përgatitur projektin dhe për ta zbatuar atë, duke i ngritur kështu standardet e trajtimit në institucionin tonë në një nivel më të lartë", tha Stojilovski. ls/
Foto: Ministria e Shëndetësisë