• сабота, 07 март 2026

Aliu për intervenimet e panevojshme kardiovaskulare: Mjekët ende po punojnë, me siguri javën e ardhshme do të publikohen detaje

Aliu për intervenimet e panevojshme kardiovaskulare: Mjekët ende po punojnë, me siguri javën e ardhshme do të publikohen detaje

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Mjekët nga vendet e huaja, që janë pjesë e Komisionit për vërtetimin e ndërhyrjeve të panevojshme të kryera në klinikat në vend, të cilat u zbuluan nga akademiku Sashko Kedev, ende punojnë dhe siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, me shumë gjasa do të ketë një konferencë për shtyp javën e ardhshme në të cilën ai do të paraqesë detajet.

"Ata po punojnë, nuk kam informacion, nuk jam i azhurnuar sot se deri ku kanë mbërritur. Me shumë gjasa, do t'ju informoj për detajet në një konferencë për shtyp javën e ardhshme. Mendoj se janë kufizuar, doja t'i kufizoja në maksimum një muaj e gjysmë ose dy. Vlerësoj që jemi ende në atë fazë, në atë interval kohor, të cilin e përcaktojnë ata", thotë Aliu.

Sa i përket bashkimit të klinikave që janë pjesë e kompleksit "Nëna Tereza", Aliu tregoi se procedura për bashkimin e klinikave të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në Institutin Kombëtar për Sëmundje Kardiovaskulare aktualisht është duke u zhvilluar.

"Institucionet kanë kaluar ligjërisht të gjitha procedurat dhe në seancën e Qeverisë, unë marr përsipër procedurat e tjera që janë pas seancës së Qeverisë. Ligjërisht, duhet të kalojnë 30 ditë që të mundet edhe institucioni të jetë një. Tashmë kemi një drejtor për administratë, në këtë proces ndërsa dy klinikat po bashkohen", tha Aliu.

Ai theksoi se ideja e bashkimit të klinikave të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë është pjesë e programit qeveritar, i cili parashikon bashkimin e të gjitha klinikave universitare në nivelin e kampusit "Nënë Tereza". mb/

Foto: MIA

Фото: МИА

Остани поврзан