Aliu: Me ndryshimet në Ligjin për evidencat në fushën e shëndetësisë po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të sistemit shëndetësor
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në pres- konferencë në të cilën informoi për risitë e parashikuara në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, me të cilat po bëhet një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të sistemit shëndetësor.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në pres- konferencë në të cilën informoi për risitë e parashikuara në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, me të cilat po bëhet një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të sistemit shëndetësor.
"Me këtë zgjidhje ligjore, e cila këto ditë do të publikohet në ENER, tejkalohen kufizimet e deritanishme në sistemin e evidencave shëndetësore dhe mundësohet mbajtja e tyre plotësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi “Termini im”. Kjo do të thotë se dokumentacioni mjekësor, udhëzimet për specialistë, recetat, raportet dhe regjistrat do të mbahen në mënyrë digjitale, ndërsa dokumentacioni në letër do të përdoret vetëm në situata të jashtëzakonshme, si zgjidhje e përkohshme në rast të ndërprerjes së sistemit. Një nga risitë kryesore është rregullimi i Dosjes Elektronike Shëndetësore për çdo pacient, e cila do të jetë burimi qendror i të gjitha të dhënave shëndetësore – nga kontrollet dhe rezultatet deri te udhëzimet, recetat dhe shërbimet e telemjekësisë", theksoi ministri Aliu.
Ai njoftoi gjithashtu se ligji parashikon interoperabilitet teknik dhe semantik të të gjitha sistemeve informatike shëndetësore, që do të thotë se të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private do të duhet të përdorin sisteme të harmonizuara me sistemin kombëtar, përmes certifikimit të sistemeve informatike dhe regjistrimit të detyrueshëm të çdo qasjeje në të dhënat shëndetësore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe transparencës.
"Për herë të parë rregullohet integrimi i telemedicinës dhe i shëndetit mobil (mHealth) në sistemin kombëtar shëndetësor, ku shërbimet e telemedicinës marrin të njëjtën vlefshmëri ligjore si kontrollet fizike", shtoi Aliu.
Propozim-ligji parashikon gjithashtu mundësinë e përdorimit sekondar të të dhënave shëndetësore të anonimizuara, ekskluzivisht për qëllime të interesit publik, kërkime shkencore, statistika, arsim dhe zhvillimin e politikave shëndetësore, ndërsa ndalohet rreptësisht çdo përdorim që mund të çojë në diskriminim, profilizim ose dëm ekonomik për individin.
Me këtë ligj vendosen themelet për një sistem modern, të sigurt dhe interoperabil për menaxhimin e të dhënave shëndetësore, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, funksionimin më efikas të sistemit shëndetësor dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në shërbime, duke ndjekur trendet bashkëkohore në këtë fushë. mb/
Фото: принтскрин