• петок, 15 мај 2026

Aliu: Kapacitetet njerëzore në shëndetësi krijohen për pesë, dhjetë vjet

Aliu: Kapacitetet njerëzore në shëndetësi krijohen për pesë, dhjetë vjet

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Kapaciteti shëndetësor, ekspertë ose profesionistë nuk krijohen për një ditë, një javë ose për dy vjet, ato krijohen për pesë, dhjetë vjet. Për herë të parë bëjmë një strategji kombëtare për kapitalin njerëzor në shëndetësi, deklaroi sot ministri i shëndetësisë, Azir Aliu.

Së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sqaroi ai, do të parashikojmë numrin e kapaciteteve, performancat duke filluar nga infermieret deri te mjekët dhe specialistët.

"Shpresoj që kjo strategji kombëtare do të ndihmojë që brenda pesë vitesh të mos jetë temë se sa mjekë dhe infermierë na duhen. Ka mungesë stafi kudo në botë. Çdo vend bën një strategji kombëtare. Kemi mjekë fantastikë që punojnë jashtë vendit tonë. Kjo është arsyeja pse një nga qëllimet në kujdesin shëndetësor është telemjekësia në mënyrë që t'i përfshijmë ata në mënyrë indirekte. Së bashku me Odën e Mjekëve, po punojmë për të optimizuar mënyrën se si ata marrin një licencë pune në mënyrë që edhe ata të mund të jenë pjesë e sistemit të kujdesit shëndetësor", tha Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas vënies në punë të pjesës së rindërtuar të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori".

Ai shtoi se në këtë periudhë prej pesë-gjashtë vitesh duhet të gjejnë mënyrë afatgjate të mendojnë në krijimin e kapaciteteve në shëndetësi, ndërsa në planin afatshkurtër se si kjo mund të mbulohet me kapacitete brenda dhe jashtë shtetit.

Paraprakisht, drejtori i SPQ "8 Shtatori", Sinisha Stojanoski, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari, tha se në shëndetësi mungon stafi, jo kushtet.

"Kushtet që i shihni sot do të jenë vetëm një vlerë e shtuar. Duhet të ekipohemi në mënyrë kadrovike", theksoi dr. Stojanoski dhe shtoi se duhet të bëhet regjionalizimi i shërbimeve me rotacion të stafit dhe ekipim të qendrave jashtë Shkupit. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан