Aliu: Infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në akademinë solemne të mbajtur në Tetovë, në organizim të Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermierëve Stomatologjikë "Për ne", tha se kjo javë është një kujtesë për rolin e madh që luajnë infermierët dhe mamitë në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri në tërësi.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në akademinë solemne të mbajtur në Tetovë, në organizim të Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermierëve Stomatologjikë "Për ne", tha se kjo javë është një kujtesë për rolin e madh që luajnë infermierët dhe mamitë në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri në tërësi.
Profesioni juaj nuk është vetëm punë, por kujdes i përditshëm, përkushtim, humanizëm dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre. Ju jeni shtylla e kujdesit shëndetësor. Pa profesionalizmin, sakrificën dhe qasjen tuaj njerëzore, është e pamundur të imagjinohet një sistem shëndetësor cilësor – nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesi", theksoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

Në fjalimin e tij, ai theksoi edhe angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës, zhvillimin profesional dhe forcimin e stafit në institucionet publike shëndetësore. Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohje për të gjithë infermierët dhe akusjerët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e tyre të përditshëm ndaj pacientëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. mb/
Foto: Ministria e Shëndetësisë