• сабота, 16 мај 2026

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së

 Shkup, 25 prill 2026 (MIA) - Zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve u shqyrtuan në mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, që e konvokoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, bëri të ditur partia.

 Në mbledhje u trajtuan çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak, me fokus në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj dinamikave të reja politike.

 Në këtë kuadër, kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e kryetarëve të rinj të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim,  edhe të Bogovinë - Elez Ramadani, Jegunovcë - Valon Nuhiu,  Shuto Orizarë - Ilaz Leskovica", theksohet në komunikatë.

 

BDI, theksohet në komunikatë,  vlerëson se në këtë periudhë të rëndësishme politike, kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.

 "Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për të forcuar strukturat partiake, për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të garantuar avancimin e proceseve demokratike dhe eurointegruese të vendit", potencohet në komunikatë.

 Foto: BDI

 

Остани поврзан