Aleanca për Shqiptarët: Deputetja e VLEN-it e quan veten “kopuke”, por nuk ka të drejtë ta përbaltë Shqipërinë
- Kur një deputete e VLEN-it zgjedh ta quajë veten “kopuke”, kjo është çështje e saj personale. Por kur në të njëjtin reagim e fyen Shqipërinë duke deklaruar se atje “lulëzon narkotrafiku”, kjo nuk është më ironi, as humor, as revoltë artistike. Kjo është ofendim i rëndë ndaj Shqipërisë, ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj çdo shqiptari që e sheh Shqipërinë si pjesë të identitetit të vet kombëtar.
12 maj 2026
Kur një deputete e VLEN-it zgjedh ta quajë veten “kopuke”, kjo është çështje e saj personale. Por kur në të njëjtin reagim e fyen Shqipërinë duke deklaruar se atje “lulëzon narkotrafiku”, kjo nuk është më ironi, as humor, as revoltë artistike. Kjo është ofendim i rëndë ndaj Shqipërisë, ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj çdo shqiptari që e sheh Shqipërinë si pjesë të identitetit të vet kombëtar.
Është e papranueshme që një përfaqësuese politike shqiptare të përdorë gjuhën e propagandës më të ulët kundër Shqipërisë, vetëm për të mbuluar boshllëkun politik dhe moral të vetin. Kjo gjuhë nuk dallon nga retorika që për vite me radhë është përdorur për të poshtëruar shqiptarët, për t’i paraqitur si problem dhe jo si komb me dinjitet, histori e kulturë.
Deputetja mund të zgjedhë si ta quajë veten. Por Shqipërinë nuk ka të drejtë ta fyejë askush.
VLEN duhet të tregojë publikisht nëse qëndron pas kësaj gjuhe fyese apo distancohet qartë prej saj. Heshtja në këtë rast nuk është kujdes politik, por pajtim me përbaltjen e Shqipërisë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues që ulin kokën para të tjerëve dhe ngrejnë zërin kundër të vetëve. Ata kanë nevojë për dinjitet, përgjegjësi dhe respekt ndaj kombit që pretendojnë se e përfaqësojnë.
Aleanca për Shqiptarët
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: ASH