• петок, 13 март 2026

Aleanca për Shqiptarët gati për rifreskimin e strukturave dhe Kongresin e radhës, thotë Limani

Aleanca për Shqiptarët gati për rifreskimin e strukturave dhe Kongresin e radhës, thotë Limani

Shkup, 12 mars 2026 (MIA)- Kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit të Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani, ka deklaruar se partia është e gatshme të rifreskojë organet dhe strukturat e saj partiake, duke hapur rrugë për një përfshirje më të gjerë të anëtarësisë në vendimmarrje.

Në një deklaratë të tij, Limani theksoi se procesi i organizimit të Kongresit synon jo vetëm riorganizimin e brendshëm të partisë, por edhe forcimin e saj me energji dhe ide të reja.

“Aleanca për Shqiptarët është e përgatitur të bëjë rifreskimin e strukturave dhe radhëve partiake, me qëllim krijimin e një organizimi më efikas dhe një përfaqësimi më të gjerë të anëtarësisë”, tha ai.

Limani, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për organizimin e Kongresit, theksoi se ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të partisë dhe përgatitjes së saj për sfidat politike që e presin në periudhën e ardhshme.

“Kongresi pritet të jetë një moment i rëndësishëm për Aleancën për Shqiptarët, ku do të diskutohen edhe drejtimet e ardhshme politike dhe organizative të saj”, theksoi Limani.

Тагови

Остани поврзан