Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë, Gjuro Macut - kryeministër i ri
- Me 153 vota "për" dhe 46 "kundër" Parlamenti serb sot e votoi qeverinë e re që do ta kryesojë Gjuro Macut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Në votim nuk ishin të pranishëm 51 deputetë.

Beograd, 16 prill 2025 (MIA) - Me 153 vota "për" dhe 46 "kundër" Parlamenti serb sot e votoi qeverinë e re që do ta kryesojë Gjuro Macut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Në votim nuk ishin të pranishëm 51 deputetë.
Për Qeverinë e re të Serbisë votuan anëtarët e koalicionit në pushtet nga lista "Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk guxon tëndalojë", Partia socialiste e Serbisë, Serbia e Bashkuar, PUPS, Partia socialdemokrate e Serbisë dhe Lidhja e hungarezëve vojvodinas. Kundër ishin deputetët e partive opozitare të colët morën pjesë në mbledhje.
Në mbledhjet e Kuvendit nuk morën pjesë anëtarët e koalicionit NADA dhe Partia demokratike.
Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Kështu së paku paralajmëroi Gjuro Macut në ekspozenë para deputetëve në Kuvend. Politika e mbajtjes së stabilitetit makroekonomik, siç e patëm deri më tani, vazhdon, tha ai.
Qeveria e re e Serbisë do ta përbëjnë 30 ministra, prej të cilëve ka edhe nga kabineti i kryeministrit të mëparshëm, Millosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.
Deputetët nga shumica në pushtet në debat porositën se do të mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re, ndërsa deputetët nga opozita e kritikuan propozimin për mandatar.
Kandidati për kryeministër, Gjuro Macut dje e prezantoi programin dhe përbërjen e kabinetit të ri. ab/
Fotо: ЕPА