• петок, 31 јануари 2025

Është vërejtur rënie e normave të interesit të kredive, ndërkaq rritje tek depozitet

Është vërejtur rënie e normave të interesit të kredive, ndërkaq rritje tek depozitet

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Në dhjetor të vitit 2024, norma mesatare e interesit e kredive të përgjithshme ishte 5,30% dhe realizoi rënie mujore dhe vjetore prek 0,06 p.p. dhe 0,17 .p.p ., në mënyrë adekuate. Norma mesatare e interesit e depoziteve të përgjithshme, ndërkaq shënon rritje mujore dhe vjetore prek 0,05 p.p. dhe 0,38 p.p., në mëynrë adekuate dhe është 2,17%, kumtoi banka popullore.

Norma mesatare e interesit e kredive të sapomiratuara, këtë muaj, është më e ulët për 0,40 p.p. dhe 0,79 p.p., në mënyrë adekuate, në bazë mujore dhe vjetore dhe është 4,42%. Norma mesatare e interesit e depoziteve të sapopranuara është 2,78% dhe shënon ulje mujore prej 0,02 p.p., ndërsa në nivel vjetor u rrit për 0,41 p.p.

Norma mesatare e interesit e kredive të përgjithshme në sektorin koorporativ në nivel mujor është më e ulët për 0,09 p.p. dhe është 4,96%. Në atë rast, ulja i referohet rënies së të gjitha komponentave: normat e interesit të kredive nëd enartë pa dhe me klauzolë valutore (për 0,09 p.p., në mënyrë adekuate) dhe normave të itneresit të kredive në valutë të huaj (për 0,08 p.p.). Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët për 0,37 p.p.

Në dhjetor 2024, norma e interesit e kredive të sapomiratuara në sektorin koorporativ është 4,39% dhe në bazë mujore është ulur për 0,29 p.p. Ndryshimi në drejtim në ulje është rezultat i uljes së normave të itneresit të kredive në denarë pa klauzolë valutore (për 0,42 p.p.), ndërsa normat e interesit të kredive nëd enarë me klauzolë valutore dhe kredive në valutë të huaj janë rritur (për 0,34 p.p. dhe 0,23 p.p., në mënyrë adekuate). Analizuar në nivel vjetor, norma e interesit e kredive të sapomiratuara në sektorin koorporativ realizoi rënie prej 0,91 p.p.

Norma mesatare e interesit e depoziteve të përgjithshme në sektorin koorporativ është më e lartë për 0,01 p.p. dhe është 2,69%. Analizuar sipas strukturës vlautore, ndryshimi mujor është rrezultat i rritjes së normave të interesit të depoziteve në denarë pa dhe me klauzolë valutore (për 0,05 p.pë dhe 0,03 p.p., në mënyrë adekuate), në kushte të rënies së normave të interesit tëd epoziteve në vlautë të huaj (për 0,07 p.p.). Krahasuar në nivel vjetor, kjo normë interesi është më e lartë për 0,63 p.p.

Në dhjetor, norma e interesit e depoziteve të sapomiratuara në sektorin koorporativ është 2,59% dhe në nivel mujor është rritur për 0,16 p.p. Rritja është rezultat i rritjes së normave të interesit të depoziteve në vlautë të huaj dhe normave të itneresit të depoziteve nëd enarë pa klauzolë vlautore (për 0,17 p.p. dhe 0,14 p.p,, në mënyrë adekuate), prëderisa normat e interesit të depoziteve nëd enarë me klauzolë valutore janë të pandrushuara. Analizuar në bazë vjetore, norma e interesit e dpoziteve të sapopranuara në sektorin koorporativ është rritur për 0,40 p.p.

Norma e interesit e kredive të përgjithshme të amvisërive shënon rënie mujore prej 0,03 p.p. dhe paraqet 5,63%. Rënia mujore i referohet normave të ulura të interesit të kredive në denarë pa dhe me klauzolë devizore (për 0,04 p.p. dhe 0,01 p.p., në mënyrë adekuate), në kushte të normave të pandryshuara të interesit të kredive në valutë të huaj. Norma e interesit e kredive të prëgjithshme të amvisërive, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, shënon rritje prej 0,04 p.p.

Në dhjetor, norma mesatare e interesit e kredive të sapomiratuara të amvisërive është 4,47% dhe në nivel mujor është më e ulët për 0,56 p.p. Me atë rast, ulja është rezultat i rënies së të gjitha komponentëve: normave të interesit të kredive nëd enarë pa kluazolë valutore (për 0,74 p.p.), normave të itneresit të kredive në valutë të huaj (për 0,33 p.p.) dhe normave të interesit të kredive nëd enarë me klauzolë valutore (për 0,13 p.p.). Në nivel vjetor, norma e interesit e kredive të samiratuara të amvisërive është ulur për 0,55 p.p.

Norma e interesit e depoziteve të përgjithshme të amvisërive, është 2,10% dhe në nivel mujor është rritur për 0,05 p.p. Rritja e bazës mujore i referohet rritjes së të gjitha komponentëve: normave të interesit të depoziteve nëd enarë pa klauzolë valutore (për 0,07 p.p.), normave të interesit të depoziteve në valutë të huaj (për 0,04 p.p.) dhe normave të interesit të depoziteve me klauzolë valutore (për 0,03 p.p.). Në nivel vjetor, kjo normë interesi është rritur për 0,34 p.p.

Në dhjetor, norma e interesit e depoziteve të sapopranuara të amvisërive është ulur për 0,05 p.p. në nivel mujor dhe është 2,83%. Rënia në bzë mujore i referohet normave të ulura të interesit të depozitave në valutë të huaj (për 0,16 p.p.) dhe të normave të interesit të depoziteve nëd enarë pa klauzolë valutore (për 0,02 p.p.). Me atë rast, këtë muaj bankat dhe kursimoret nuk evidentuan depozite të reja të pranuara në denarë me klauzolë vlautore. Norma e interesit e depoziteve tër eja të pranuara të amvisërive është rritur për 0,41 p.p. në bazë vjetore, qëndron në kutmesën e Bankës popullore. ab/

Foto: BP 

 

 

Остани поврзан