Është privuar nga liria një mjek i rremë nga Dojrani, ka mashtruar një grua në moshë nga Kavadari për shumën prej 300.000 denarësh
- - Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria A.T. (45) nga Dojrani, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “mashtrim”, me ç’rast është dëmtuar një 81-vjeçare nga Kavadari për shumën prej 300.000 denarësh.
Shkup, 7 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria A.T. (45) nga Dojrani, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “mashtrim”, me ç’rast është dëmtuar një 81-vjeçare nga Kavadari për shumën prej 300.000 denarësh.
MPB njoftoi se më 05.03.2026, një 81-vjeçare nga Kavadari ka denoncuar se një person e ka kontaktuar në telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhet në spital me frakturë dhe se duhet të kryhet ndërhyrje kirurgjikale për ç'gjë duhet të paguajë. Pasi janë marrë vesh, ajo ka dalë para shtëpisë së saj dhe paratë ia ka dorëzuar një personi mashkull, ndërsa më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar.
Gjatë bisedës zyrtare, A.T. e ka pranuar veprën, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/