• сабота, 14 март 2026

Është nxjerrë trupi i një gruaje në lumin Vardar

Është nxjerrë trupi i një gruaje në lumin Vardar

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) – Nëpunës të policisë nga SPB Shkup nga ujërat e lumit Vardar kanë nxjerrë trup të një gruaje, e cila paraprakisht nga familja e saj ishte denoncuar si e zhdukur. 

Trupi i të ndjerës, siç informojnë nga MPB, është nxjerrë dje rreth orës 11:00, pas çka një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion. 

“Më vonë është konstatuar se bëhej fjalë për 50-vjeçaren A.H.I. nga Shkupi, për të cilën ndërkohë një anëtar i familjes së saj njoftoi se pas orës 08 të mëngjesit kishte dalë nga shtëpia nuk ishte kthyer”, informojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se është kryer mbikëqyrje e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан