• четврток, 17 октомври 2024

Kristian Shmit: Është e palejueshme që fotografitë e Mlladiqit dhe Izetbegoviqit të jenë në tekste shkollore

Kristian Shmit: Është e palejueshme që fotografitë e Mlladiqit dhe Izetbegoviqit të jenë në tekste shkollore

Sarajevë, 15 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BeH, Kristian Shmit në një intervistë për televizionin FACE deklaroi se do të bënte gjithçka për të përmirësuar sistemin e përgjithshëm arsimor në Bosnje e Hercegovinë, dhe më pas vendosi në të njëjtën fjali të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq dhe presidentin e parë të Bosnje e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, transmeton Klix.ba.

Shmit foli për programet e ndryshme mësimore në dy entitetet e BeH-së dhe theksoi se ai nuk dëshiron të shohë dy shkolla nën një çati, por se vetëm një shkollë nën një çati është e mundur.

Ai tha se duhet të ulen bashkë dhe të përpunojnë një kurrikul të përbashkët, përndryshe do të jetë tradhti ndaj brezave të rinj.

"Është e papranueshme që në tekstet shkollore të shihen fotografi të Ratko Mlladiqit dhe Alija Izetbegoviqit. Pse po vendosni foto? Lejojini fëmijët të mësojnë dhe të marrin vendimet e tyre", tha Shmit.

Deklarata shkaktoi reagime të shumta në BeH, veçanërisht te boshnjakët, ndërsa ka reaguar edhe SDA, partia në të cilën ishte anëtar edhe i ndjeri Izetbegoviq.

“Deklarata e përfaqësuesit të lartë Kristian Shmit se fotografitë Ratko Mlladiqit dhe Alija Izetbegoviqit në tekstet shkollore janë problem i njëjtë është skandaloze. Nuk lejohet përmendja e këtyre dy emrave në të njëjtën fjali dhe barazimi i tyre në çfarëdo konteksti”, deklaruan nga SDA. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан