• петок, 18 октомври 2024

Sholc skeptik për qendrat e pranimit të emigrantëve jashtë BE-së

Sholc skeptik për qendrat e pranimit të emigrantëve jashtë BE-së

Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se duhet të rritet efikasiteti për kthimin e emigrantëve, por shprehu skepticizëm për hapjen e qendrave të pranimit për emigrantët jashtë Bashkimit Evropian.

"Kriminelët duhet të kthehen. Duhet të mundësojmë migracionin, të sigurojmë mbrojtje për ata që kanë nevojë, por nuk mund të vjen secili", theksoi Sholc pas mbërritjes në Samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Ai vlerësoi se BE-së i nevojiten "deportime në pajtim me të drejtën evropiane".

Pasi Italia hapi qendër të emigrantëve në Shqipëri, ndërsa kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se është hapur për këtë koncept me qëllim që të ndalet fluksi i emigrantëve, Sholc shprehu skepticizëm për këtë çështje.

"Nëse i shikoni shifrat, (konceptet e tilla) me të vërtetë nuk janë zgjidhje për një vend të madh si Gjermania", citoi Sholc.

Ai gjithashtu vlerësoi se Evropa ka shumë për të bërë në aspektin e konkurrencës, veçanërisht kur bëhet fjalë për industrinë dhe vendet e punës, dhe shtoi se mosmarrëveshjet për tarifat nuk po çojnë askund. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан