• недела, 01 февруари 2026

VLEN: Më pak rrëmujë, më shumë rregull në shëndetësi me Azir Aliun

VLEN: Më pak rrëmujë, më shumë rregull në shëndetësi me Azir Aliun

Shkup, 31 janar 2026

VLEN në Qeveri po e vendos shëndetësinë në binarë me plan, me standarde dhe me partneritete reale. Konferenca “Partneritet për shëndetësi”, e kryesuar nga ministri Azir Aliu, vendos kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, ku partneritetet me biznesin dhe me aktorët ndërkombëtarë kanalizohen aty ku ka më shumë nevojë dhe me rezultate të matshme, theksohet në kumtesën e VLEN, të cilën MIA e përcjell në formë integrale.

Prioritetet për 2024–2028 janë të qarta, optimizim dhe riorganizim funksional i sistemit, qasje e balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim i procedurave spitalore dhe rregullim i referimit të pacientëve për të ulur dërgimet e panevojshme. Paralelisht, fokusi është te personeli mjekësor, trajnim i vazhdueshëm, mbështetje për mjekët e rinj dhe masa që të mos largohen nga vendi.

E thënë thjesht, më pak rrëmujë dhe më shumë rregull në sistem, që pacienti të mos sillet prej dere në derë, që urgjenca të reagojë më shpejt dhe që mjeku i ri të ketë arsye të qëndrojë këtu e të punojë me dinjitet.

Остани поврзан