Vdiq aktori amerikan Çak Noris
- Aktori amerikan dhe mjeshtri i arteve marciale Çak Noris, i nkiohur për nga rolet e tij në filamt si "Delta Fors" dhe "Të zhdukur në aksion", vdiq në moshën 86-vjeçare. Noris vdiq të enjten në mëngjes në Havai, kumtoi familja e tij.
Nju-Jork, 20 mars 2026 (MIA) - Aktori amerikan dhe mjeshtri i arteve marciale Çak Noris, i nkiohur për nga rolet e tij në filamt si "Delta Fors" dhe "Të zhdukur në aksion", vdiq në moshën 86-vjeçare. Noris vdiq të enjten në mëngjes në Havai, kumtoi familja e tij.
Me zemër të thyer familja e ynë e ndan informatën për vdekjen e papritur të të dashurit tonë Çak Noris. edhe pse duam që rrethanat t'i mbajmë për vete, ju lusim të informoheni se ai ishte i rrethuar me famijen dhe vdiq qetë.
"Për botën, ai ishte një artist i arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba dhe gjysh i kujdesshëm, një vëlla i pabesueshëm dhe zemra e familjes sonë. Ai e jetoi jetën e tij me besim, qëllim dhe përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve që i donte. Përmes punës, disiplinës dhe mirësisë së tij, ai frymëzoi miliona njerëz në të gjithë botën dhe la një përshtypje të pashlyeshme ndaj kaq shumë jetëve", njoftoi familja. bsh/