• вторник, 24 март 2026

Vazhdon gjykimi për zjarrin në "Puls" me dëshmitarë të rinj të Prokurorisë

Vazhdon gjykimi për zjarrin në

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Publike në sallën gjyqësore në “Idrizovë” duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 ishin lënduar. 

Në seancën e kaluar gjyqësore para Gjykatës ishin marrë në pyetje dy dëshmitarë. Dëshmitari Trajçe Dimishkovski, i cili nga gushti i vitit 2025 ishte pjesë e agjencisë për sigurim “Rubikon” në dëshminë e tij përshkroi si është zhvilluar komunikimi mes të punësuarve, cili ishte përgjegjës për orarin e njerëzve, si dhe çfarë udhëzimesh kishte dhënë profesori Aleksandar Nacev gjatë ngjarjeve dhe ligjëratave të mëdha për detyrimet ligjore të të siguruarve.

Paraprakisht dëshmoi një inspektor i DMSH nga departamenti rajonal në Vinicë, i cili tha se pas zjarrit në klubin “Puls” në Koçan, ekipi mbikëqyrës i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka konstatuar lëshime serioze – mungesë të aparateve zjarrfikëse, hidrant të zbrazët, dhe derë ndihmëse të mbyllur. Inspektori dëshmoi se Komuna Koçan më shumë se një dekadë nuk kishte inspektor për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa për mbikëqyrje në komunë tjetër duhet urdhër me shkrim nga udhëheqësia. 

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë një paraqitjeje të grupit DNK dhe përfaqëson një nga tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit. Me seancën e sotme vazhdon procedura hetuese me shfaqjen e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë  - të cilën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorëve publikë. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан