• понеделник, 02 февруари 2026

Ukrainë: Në një sulm rus në Pavlograd humbën jetën 12 persona, janë plagosur shtatë

Ukrainë: Në një sulm rus në Pavlograd humbën jetën 12 persona, janë plagosur shtatë

 Kiev, 1 shkurt 2026 (MIA) - Në sulmin me dronë rusë të kryer këtë mëngjes në qytetin e Pavlogradit, humbën jetën 12 persona dhe shtatë u plagosën, njoftoi shefi i administratës ushtarake të rajonit të Dnjepropetrovskit, Aleksander Ganzha.

"Një dron armik shpërtheu pranë një autobusi të kompanisë së një prej ndërmarrjeve në rrethin e Pavlogradit. Sipas informacioneve paraprake, 12 persona u vranë dhe shtatë u plagosën", thuhet në njoftimin e Ganzhas.

 Në të njëjtën kohë në bombardimin rus në qytetin Slavjansk në rajonin e Donjeckut mëngjesin e sotëm, humbi jetën një grua 43-vjeçare.

 "Humbi jetën një grua 43-vjeçare, banore e Kramatorskut. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe miqve të saj. Një grua vendase u plagos", informoi shewefi i administratës ushtarake të Slavjanskut, Vadim Lah.

 Foto: Shërbimi Shtetëror për Gjendje të Jashtëzakonshme të Ukrainës

 

Остани поврзан