Tramp: SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për pikat kryesore të marrëveshjes
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se dje ka pasur biseda mes SHBA-së dhe Iranit, ku të dy palët u pajtuan për "pikat e rëndësishme" për dalje nga lufta, që, siç shtoi, së shpejti mund të arrihet.
Uashington, 23 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se dje ka pasur biseda mes SHBA-së dhe Iranit, ku të dy palët u pajtuan për "pikat e rëndësishme" për dalje nga lufta, që, siç shtoi, së shpejti mund të arrihet.
Trampi tha se i dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof dhe ndihmësi i tij, dhëndri Xhared Kushner, kanë biseduar me iranianët të dielën dhe se bisedat do të vazhdojnë edhe sot.
“Kemi pasur bisedime shumë, shumë të forta. Do të shohim se ku do të na çojë kjo. Kemi pika, pika kryesore të marrëveshjejes, do të thoja pothuaj të gjitha pikat e marrëveshjes... kemi pasur bisedime shumë të forta”, tha Tramp, duke shtuar se bisedimet i kanë udhëhequr Uitkof dhe Kushner.
Ai theksoi se ekzistonte një “mundësi reale për të arritur marrëveshje”.
Tramp refuzoi të thotë se me kë nga pala iraniane po bisedohet, por tha se nuk ishte udhëheqësi suprem Ajatollah Moxhtaba Hamnei.
Presidenti amerikan thotë se Irani “ka pak udhëheqës që kanë mbetur”.
"Po flasim “me një njeri që unë besoj se është më i respektuari dhe është lider”, tha Tramp. bsh/
Foto: MIA arkiv