• понеделник, 23 март 2026

Sot në mëngjes më ftohtë në Berovë dhe në Kodër të Diellit

Sot në mëngjes më ftohtë në Berovë dhe në Kodër të Diellit

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -4 gradë Selcius sot në mëngjes është matur në Berovë dhe Kodër të Diellit, -1 Llazaropole, 0 në Strumicë dhe Hanet e mavrovës, 1 gradë në krushevë, 3 në Kriva pallankë dhe Pretor, nga 4 në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Vinicë, Kavadar, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, 5 në Shkup-Petrovec, 6 në Shkup-Zajçev Rid, ndërsa më ngrohtë është në Veles ku është matur temperaturë prej 7 gradëve Celsius. Shtresë më të lartë të borës prej 53 centimetrave ka në Kodër të Diellit.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dobëtalokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 15 gradë Celsius. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан