• вторник, 24 март 2026

Shënimi i Ditës botërore të meteorologjisë

Shënimi i Ditës botërore të meteorologjisë

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) sot do ta shënojë 23 Marsin - Ditën botërore të meteorologjisë, që çdo vit shënohet në mbi 190 vende-anëtare të Organizatës botërore të meteorologjisë (OBM). Shënimi në të cilin DPHM përfshihet si partnere e barabartë në luftën për përballje me ndryshimet klimatike globale dhe dukuritë e rrezikshme të moti, këtë vit është me temë "Vëzhgojmë dhe masim sot për të nesërme të sigurt".

Me atë rast, siç theksojnë nga DPHM, në porosinë e sekretarit të përgjithshëm të OBM-së ceket roli i rëndësishëm i Shërbimeve nacionale hidrometeorologjike.

"Ndjekja sistematike e motit, klimës dhe ujërave, matjet e sakta dhe të dhënat cilësore janë bazë e sistemeve për paralajmërim të hershëm dhe shërbime klimatike që shpëtojnë jetë, i ulin dëmet dhe e mbështesin rezistencën afatgjate të shoqërisë", thonë nga DPHM.

Силен топлотен бран повторно го зафати јужниот и источниот дел на Австралија, со што се зголеми ризикот од пожари, а австралискиот Завод за метеорологија очекува во следните денови температур

Theksojnë se matjet e vazhdueshme dhe të organizuara filluan në vitin 1947 kur me vendim për themelim të Shërbimit hidrometeorologjik në Republikën e Maqedonisë është vendosur rrjeti i stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike. Sot, miliona vëzhgime dhe matje grumbullohen në mbarë botën nga ana e mijëra stacioneve tokësore për vëzhgim, lundrime oqeanike, anije, aeroplanë dhe satelitë si pjesë e Sistemit botëror të integruar global për vëzhgime të SMO (WIGOS -World Integrated Global Observing System and WHOS World Hydrological Observing System). Në këto Sisteme të integruara globale çdo ditë kontribuon edhe DPHM përmes matjeve dhe vëzhgimeve në Rrjetin nacional meteorologjik dhe hidrologjik. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан